Ndërlidhjet

Sulmi amerikan vranë 14 militantë në Pakistan


Vaziristani Verior, Pakistan, (ARKIV)
Vaziristani Verior, Pakistan, (ARKIV)
Tri sulme që besohet se janë kryer nga aeroplanët pa ekuipazh të SHBA-ve në zonën fisnore të veriperëndimit të Pakistanit kanë vrarë 14 persona që dyshohet se ishin militantë.

Të tri sulmet e kryera në Vaziristanin Verior kanë pasur cak automjetet me të cilat transportoheshin militantët e dyshuar.

Këto sulme raportohet se janë të parat për këtë vit brenda Pakistanit të kryera nga ushtria amerikane.

Nuk është ende e qartë nëse militantët e vrarë në këtë sulm kanë qenë të huaj apo taliban vendës.

Veprimet ushtarake janë kryer derisa talibanët e Pakistanit e kanë konfirmuar që militantët uzbekë janë dërguar për të kryer sulmin në aeroportin e Karaçit më 8 qershor ku u vranë së paku 37 persona.

Sulmi i fundit i aeroplanëve pa ekupiazh amerikan në tokën pakistaneze është kryer më 25 dhjetor të vitit të kaluar, ku vranë tre militantë të dyshuar.

Sipas raportimeve të mediave, sulmet ishin ndërprerë përkohesisht sipas një kërkese të bërë nga qeveria e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG