Ndërlidhjet

SHBA rinis sulmet në Pakistan, 16 të vrarë


Pakistan
Pakistan
Shtetet e Bashkuara kanë rinisur sulmet e telekomanduara në Pakistan, duke qëlluar bastionet e militantëve në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior.

Raportet thonë se së paku 16 militantë të dyshuar janë vrarë në sulme.

Ato ndodhin disa ditë pasi një sulm i militantëve në aeroportin e Karaçit ka vrarë 39 persona, përfshirë dhjetë sulmues.

Uashingtoni është dakorduar të pezullojë programin e sulmeve të telekomanduara në dhjetor, për t’i mundësuar Islamabadit që të çojë përpara bisedimet për paqe me talibanët pakistanezë.
XS
SM
MD
LG