Ndërlidhjet

Shtyhet seanca për situatën në Irak


Tikrit, Irak
Tikrit, Irak
Parlamenti i Irakut ka shtyrë një seancë, në të cilën do të diskutohej për vendosjen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për shkak të ofensivës së rebelëve sunitë.

Seanca, e paraparë për sot, është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit.

Ajo është kërkuar nga kryeministri Nuri al-Maliki, i cili do që të rriten kompetencat e qeverisë për t’iu përgjigjur militantëve.

Të mërkurën, luftëtarët e grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levant kanë marrë nën kontroll qytetin Tikrit, një ditë pasi kanë kapur Mosulin dhe kanë rrëmbyer 80 shtetas turq.

Ata kanë thënë se tani do t’ia mësyjnë Bagdadit.
XS
SM
MD
LG