Ndërlidhjet

Policia e Indisë po heton disa raste përdhunimi


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Indisë ka thënë se po heton disa përdhunime në rajonin jugor Utar Pradesh.

Një grua ka thënë sot se është përdhunuar nga katër zyrtarë në një stacion të policisë, pasi nuk ka pranuar t’iu paguajë ryshfet.

Policia po ashtu ka thënë se është duke hetuar vdekjen e një 19-vjeçareje, e cila është gjetur e varur për një lis.

Familja e saj ka thënë se ajo është përdhunuar.

Përdhunimi dhe vrasja e dy vajzave, në rrethana të ngjashme, muajin e kaluar në Uttar Pradesh, ka shkaktuar zemërim publik.
XS
SM
MD
LG