Ndërlidhjet

Ligj i Sheriatit në zonat që kontrollojnë militantët


Militantë në Irak
Militantë në Irak
Shteti Islamik i Irakut dhe Levant ka thënë se do të nisë zbatimin e Ligjit të Sheriatit në Mosul dhe zonat e tjerat të Irakut që ka marrë nën kontroll.

Grupi, që është degë e Al Kaidës, ka thënë se banorët e qytetit duhet të marrin pjesë në lutjet e përditshme, ndërsa gratë duhet të qëndrojnë brenda për të ruajtur nderin.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se do t’ua presë duart hajdutëve.

Shteti Islamik i Irakut kontrollon disa territore në pjesët veriore, qendrore dhe perëndimore të Irakut.

Ai ka nën kontroll edhe disa territore në verilindje të Sirisë dhe është zotuar se do të krijojë një shtet islamik në të dyja anët e kufirit.
XS
SM
MD
LG