Ndërlidhjet

KS diskuton për Irakun


Mosul, Irak
Mosul, Irak
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar për situatën në Irak, ku militantët islamikë kanë marrë kontrollin e disa qyteteve.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, që është president i Këshillit, ka cituar të dërguarin e OKB-së në Irak, Nickolay Mladenov, të ketë thënë përmes video-konferencës se “nuk ka rrezik të menjëhershëm për përhapjen e dhunës në Bagdad”.

Në Uashington, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se Irakut do t’i duhet më shumë ndihmë nga SHBA-ja, por ai nuk ka specifikuar se çfarë do të jetë i gatshëm të ofrojë.

Disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Uashingtoni është duke konsideruar sulmet e telekomanduara në Irak.

Militantët e lidhur me Al Kaidën kanë marrë nën kontroll këtë javë dy qytete kryesore të Irakut, Mosulin dhe Tikritin, dhe janë zotuar se do t’ia mësyjnë Bagdadit.
XS
SM
MD
LG