Ndërlidhjet

MH370: Nis kompensimi për familjarët


Familjarë të pasagjerëve të zhdukur
Familjarë të pasagjerëve të zhdukur
Familjet e pasagjerëve të aeroplanit të zhdukur malajzian kanë nisur të marrin kompensimin fillestar prej 50,000 dollarësh.

Deri më tash, gjashtë familje malajziane dhe një kineze kanë marrë paratë.

Të afërmit e të 239 pasagjerëve të zhdukur mund të kërkojnë deri në 175,000 dollarë secili.

Fluturimi MH370 është zhdukur më 8 mars. Aeroplani ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin. Ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Zëvendësministri i Jashtëm i Malajzisë, Hamzah Zainudin, ka thënë se qeveria nuk ka deklaruar ende se aeroplani ka humbur.

Pagesat e kompensimit është duke i bërë siguruesi i Malaysia Airlines, një konsorcium i udhëhequr nga një firmë gjermane.
XS
SM
MD
LG