Ndërlidhjet

Ushtria rikthen kontrollin e Mariupolit


Foto arkivi
Foto arkivi
Qeveria e Ukrainës ka thënë se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e qytetit Mariupol.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka shkruar në Facebook se forcat qeveritare kanë ngritur flamurin kombëtar në ndërtesën kryesore administratve, në orën 10:34, sipas kohës lokale.

Në luftime raportohet të jenë vrarë pesë separatistë, ndërsa janë plagosur dy ushtarë ukrainas.

Ofensiva e sotme është pjesë e një operacioni të gjerë ushtarak për të rikthyer territoret e uzurpuara nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG