Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në minierën e Ukrainës


Minatorët e minierës ukrainase, Zasyadko; 6 qershor 2014
Minatorët e minierës ukrainase, Zasyadko; 6 qershor 2014
Raportohet se nëntë trupa të pajetë të minatorëve ukrainas janë nxjerrë nga një minierë e qymyrit pas një shpërthimi ku shkaktar ishte gazi në lindje të Ukrainës.

Shërbimi shtetëror i Emergjencave ka thënë se shpërthimi në afërsi të qytezës së Kirovskit në rajonin e Donetskut ka ndodhur më 12 qershor në thellësi prej 300 metrave.

Miniera është rreth 90 km larg kryeqytetit rajonal të Donetskut, dhe rreth 40 km prej Sllvjanskut, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër separatistëve prorus.

Aksidente të tilla janë të rregullta në minierat e Ukrainës, shumica e të cilave gjenden në pjesën lindore të Ukrainës që është edhe pjesa industriale e vendit.
XS
SM
MD
LG