Ndërlidhjet

Biden dhe Erdogan bisedojnë për gjendjen në Irak


Joe Biden
Joe Biden
Derisa siguria në Irak po përkeqësohet për shkak të avancimit të kryengritësve kah kryeqyteti Bagdad, zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, është konsultuar me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me forcën në rritje të militantëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant.

Mbrëmë vonë, për të dytën herë gjatë tri ditëve të fundit, Biden dhe Erdogan kanë biseduar nëpërmjet telefonit për rrezikun që paraqesin grupet, që kanë dalur nga al-Kaida, për Lindjen e Mesme dhe sigurinë globale.

Presidenti Barack Obama, tha mbrëmë se ai po i shqyrton opsionet ushtarake për ta ndihmuar Irakun në luftën kundër kryengritësve të udhëhequr nga sunitët, që e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të pjesës veriore të Irakut, përfshirë qytetet Kirkuk dhe Mosul, dhe po avancojnë drejt kryeqytetit Bagdad.

Megjithatë, zoti Obama tha se qeveria e udhëhequr nga shiitët, duhet t’i shqyrtoj ndarjet sektare ndërmjet sunitëve dhe shiitëve.

Kleriku më i lartë shiit irakian, Ajatollah Ali-al-Sistani, ka kërkuar nga mbështetësit që t’i marrin armët dhe të luftojnë kundër kryengritësve sunitë.
XS
SM
MD
LG