Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, për nesër ka shpallur ditë zie për ushtarët e vrarë në sulmin më vdekjeprurës kundër trupave të këtij vendi, prej se ka filluar kryengritja e separatistëve prorusë në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës.
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se 49 ushtarë ukrainas janë vrarë, kur luftëtarët separatistë prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, e kanë rrëzuar një aeroplan transportues ushtarak, derisa ai i afrohej aeroportit në Luhansk, ku separatistët me armatim të rëndë e kanë nën kontroll pjesën më të madhe të territorit në afërsi.
Duke e shpallur ditën e zisë, Proshenko tha se “Ukraina mbanë zi, por ne fuqishëm vazhdojmë të luftojmë për paqe”.
Kievi e ka filluar një operacion ushtarak për ta ndalur kryengritjen në pjesën lindore të Ukrainës.
Njëherësh, separatistët kanë thënë se ata, poashtu, e kanë rrëzuar edhe një aeroplan bombardues të Ukrainës, pasi ai e kishte goditur një cak në qytetin Horlivka, në rajonin Donjeck, që është nën kontroll të kryengritësve.