Ndërlidhjet

Rifillojnë negociatat për programin bërthamor të Iranit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Negociatorët iranian do të takohen sot me diplomatë të gjashtë fuqive botërore, negociata këto që shënojnë edhe fillimin e rundit të pestë dhe kritik që ka për qëllim arritjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit.

Negociatat pritet të zgjasin deri më 20 qershor.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-s plus Gjermania, duan që Teherani të zvogëlojë prodhimin e uraniumit të varfëruar dhe t’iu lejohet inspektorëve ndërkombëtar që të kenë çasje më të madhe në termocentralet bërthamore iraniane.

Irani dëshiron heqjen e të gjitha sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të arritjes së një marrëveshjeje e cila do i jepte fund shqetësimit të perëndimit që Teherani fshehtas po tenton të prodhojë armë bëthamore.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se çështjet që kanë mbetur pa marrëveshje mund të tejkalohen me vullnet të mirë dhe fleksibilitet.
XS
SM
MD
LG