Ndërlidhjet

Shaqiri: Kam zhvilluar lojë të mrekullueshme


Xherdan Shaqiri (djathtas) dhe Adnan Januzaj në fotografi në stadiumin e Mitrovicës gjatë takimit miqësor të Kosovës me Haitin në Mitrovicë më 5 mars 2014
Xherdan Shaqiri (djathtas) dhe Adnan Januzaj në fotografi në stadiumin e Mitrovicës gjatë takimit miqësor të Kosovës me Haitin në Mitrovicë më 5 mars 2014
Kur lojtari e fiton titullin e më të mirit në një ndeshje në Kampionatin Botëror të Futbollit, ai zakonisht përshkruhet nga gazetarët me përzierje të lavdërimeve dhe urimeve.

Por, kjo nuk i ndodhi futbollistit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i lindur në Kosovë, i cili vlerësohet se është organizues i suksesshëm i sulmeve të ekipit të tij.

“A mendoni me të vërtetë se ju e merituat që të jeni lojtari më i mirë i duelit”, ishte pyetja e parë për Shaqirin në konferencën për gazetarë, pasi mbrëmë Zvicra e mundi Ekuadorin me rezultat 2:1.

“Kjo është një shaka e shkëlqyeshme”, u përgjigj Shaqiri, pas një hezitimi të shkurtër.

Por gazetari nga shtypi gjerman, nuk qeshi.

“Mendoj se unë kam luajtur shqëlqyeshëm sot”, tha Shaqiri dhe shtoi se “të tjerët duhet të vendosin për këtë çmim. Unë jam shumë krenar që e mora këtë çmim”.

Mëtutje, agjencia AP nga Brazilia raporton se vështirë se loja e Shaqirit ishte ndër më të mirat, por kjo mund të thuhet edhe për pjesën tjetër të kombëtares së Zvicrës, pas një loje nën mesatare kundër Ekuadorit, e cila u shpëtuar nga lojtari rezerv, Haris Seferoviq, i cili e shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes.
XS
SM
MD
LG