Ndërlidhjet

Ukrainë: Separatistët prorusë e morën ndërtesën e bankës


Mbishkrimi i okupimit në një qendër artistike në Donjeck
Mbishkrimi i okupimit në një qendër artistike në Donjeck
Kryengritësit prorusë e kanë marrë sot ndërtesën e Bankës Qendrore të Ukrainës në qytetin Donjeck, që është nën kontrollin e separatistëve.

Përfaqësuesi i separatistëve prorusë, Oleksandr Matyushin, tha se separatistët kanë hyrë në bisedime me aadministratorët lokalë për transferin e pasurisë lokale dhe shërbimit të mbledhjes së taksave, te e vetëshpallura “Republika Popullore e Donjeckut”.

Matyushin tha se “ne dëshirojmë që të ardhurat nga taksat të mbesin këtu e jo të shkojnë në Kiev”.

Separatistët prorusë të armatosur qëndronin roje para hyrjes kryesore të bankës, derisa personeli i saj doli jashtë ndërtesës.

Rajonet Donjeck dhe Luhansk kanë shpallur pavarësi nga pjesa tjetër e Ukrainës, në referendumet e kontestuara më 11 maj, legjitimiteti i të cilëve nuk ishte pranuar nga Kievi dhe që janë përshkruar si veprime të turpshme nga perëndimi.
XS
SM
MD
LG