Ndërlidhjet

Lavrov: Me Serbinë bisedojmë edhe për situatën në Ballkan


Sergei Lavrov (majtas) dhe Ivica Daçiq në aeroportin e Beogradit
Sergei Lavrov (majtas) dhe Ivica Daçiq në aeroportin e Beogradit
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Rusia dhe Serbia kanë “projekte të përbashkëta strategjike”.

“Ne kemi shumë projekte ekonomike strategjike, projekte të natyrës humanitare, dhe unë jam i bindur se këto projekte janë në interes të Rusisë dhe Serbisë, dhe pa dyshim, ne do të diskutojmë për msituatën rajonale dhe ndërkombëtare në ballkan, dhe për aksionet e Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, pasi Serbia vitin e ardhshëm do ta ketë presidencën e radhës”, tha Sergei Lavrov me të arritur në aeroportin e Beogradit.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili e priti mysafirin e lartë nga Moska, theksoi se pasi të dy shtetet e kanë nënshkruar Marrëveshjen për partneritet strategjik, “ne dëshirojmë t’i zhvillojmë mëtutje marrëdhëniet tona në frymë miqësore”.

Zoti Lavrov do të qëndroj në Beograd sot dhe nesër.
XS
SM
MD
LG