Ndërlidhjet

Serbia e Rusia, të angazhuara rreth Rrjedhës së Jugut


Lavrov dhe Daçiq
Lavrov dhe Daçiq
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia dhe Serbia kanë konfirmuar angazhimin e tyre për për projektin e tubacionit Rrjedha e Jugut.

Lavrov i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Lavrov ka thënë se Rrjedha e Jugut është projekti i vetëm real për sigurinë e gazit në Evropën juglindore.

Me Rrjedhën e Jugut është menduar që gazi rus të dërgohet në Evropë, duke anashkaluar Ukrainën dhe duke kaluar nëpër Ballkan.

Dyshimet për projektin janë ngritur prejse Bullgaria ka njoftuar, pak ditë më parë, se është duke pezulluar punimet në segmentin e saj.
XS
SM
MD
LG