Ndërlidhjet

Pakistani i lutet Kabulit, mos lejo ikjen e militantëve


Pikë kufitare në mes të Pakistanit dhe Afganistanit (Arkiv)
Pikë kufitare në mes të Pakistanit dhe Afganistanit (Arkiv)
Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, gjatë një bisede telefonike, i ka kërkuar presidentit afgan, Hamid Karzai, që të ndalojë militantët duke mos i lejuar ata të ikin nga Pakistani, derisa ofenziva ushtarake pakistaneze po vazhdon në zonat kufitare.

Rajoni i Vaziristanit verior që një kohë të gjatë është bërë zonë e kontrolluar nga Talibanët dhe militantët e tjerë, të cilët këtë zonë e përdorin si bazë për të kryer sulme kundër trupave të NATO-s në Afganistan.

Afganistani dhe Pakistani e kanë akuzuar njëri tjetrin deri më tash se kanë dështuar për të vepruar kundër militantëve.

Pakistani e ka nisur ofenzivën e fundit ushtarake më 15 qershor, një javë pasi militantët e kanë sulmuar aeroportin e Karaçit, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Gjenerali, Joseph Dunford, komandanti kryesor i trupave amerikane në Afganistan, i ka thënë Associated Press se SHBA-të e kanë rritur vëzhgimin e kufirit afgano-pakistanez, mirëpo deri më tash, zyrtarët nuk kanë parë ndonjë militant që po ik nga ofenziva ushtarake pakistaneze.
XS
SM
MD
LG