Ndërlidhjet

SHBA-të mbështesin operacionin në Lazarat


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka dhënë mbështetje të fuqishme operacionit të ministrisë shqiptare të rendit në fshatin Lazarat.

“Ambasada e SHBA-ve mbështet fort përpjekjet e oficerëve ligjzbatues shqiptarë për të trajtuar çështjen e kultivimit të jashtëligjshëm kronik të kanabisit në zonën e Lazaratit”, thuhet në komunikatën e ambasades amerikane dërguar mediave.

Komunikata e njejtë gjithashtu bën thirrje që të bëhet përpjekje për të evituar viktimat, ndërsa ka bërë “thirrje që autorët e veprave kriminale të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit dhe të dënohen në mënyrë të përshtatëshme”.

Ambasada amerikane në Tiranë e ka dënuar edhe dhunën e drejtuar zyrtarëve dhe gazetarëve që po raportojnë nga vendi i ngjarjes.
XS
SM
MD
LG