Ndërlidhjet

Irak: Maliki kërkon unitet kombëtar


Vullnetarët irakianë që iu bashkuan ushtrisë për të luftuar kundër militantëve sunitë
Për shkak të një ofensive aktuale të militantëve sunitë, kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, e ka paraqitur një thirrje për unitet kombëtar.

Kjo ftesë u bë pas një takimi të liderëve shiitë, sunitë dhe kurdë, me dyer të mbyllura, mbrëmë vonë në Bagdad.

Në një fjalim të transmetuar në Televizionin e Irakut, ish-kryeministri irakian, Ibrahim al-Jafaari, e ka lexuar një deklaratë në të cilën dënoheshin “fuqitë terroriste” dhe mbështetej sovraniteti i Irakut.

Kjo thirrje u bë derisa presidenti amerikan, Barack Obama, po i shqyrton opsionet ushtarake për t’i detyruar grupet e ndara nga al-Kaida, Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, që të tërhiqen. Këto grupe aktualisht e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të veriut, me popullatë shumicë sunite.
XS
SM
MD
LG