Ndërlidhjet

Thaçi e mirëpriti heqjen e barrikadës në lumin Ibër


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, në mënyrë vullnetare nga qytetarët e komunitetit serb, që jetojnë në komunën e Mitrovicës veriore.

Zoti Thaçi, vlerësoi se “ky veprim i arsyeshëm dhe i pritur i qytetarëve që jetojnë atje, dëshmon qartë pjekurinë dhe gatishmërinë për të jetuar në paqe, të lirë dhe pa barrikada”, dhe ka shtuar se “heqja e barrikadës së fundit, është edhe një dëshmi tjetër e zbatimit me sukses të Marrëveshjës së 19 prillit 2013, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura”.

Ai mëtutje i ka përgëzuar qytetarët për “këtë veprim të qytetëruar” dhe është shprehur që “Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkushtohet me seriozitetin më të madh për të bërë investime kapitale në pjesën veriore të vendit, do të hapim vende të reja të punës dhe do ta përmirësojmë mirëqenien qytetare”.

“Vetëm duke e zhvilluar Kosovën dhe duke i përqafuar vlerat perëndimore, ne sigurojmë të ardhmen tonë në BE dhe NATO”, tha kryeministri Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG