Ndërlidhjet

Iraku i kërkon SHBA-së sulme ajrore


Irak
Irak
Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshyar Zebari, ka thënë se Bagdadi ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të kryejnë sulme ajrore kundër militantëve islamikë, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Irakut.

Zebari, duke folur për gazetarët në Arabinë Saudite, ka thënë se kërkesa për të bombarduar kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit është bërë në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe të sigurisë.

Ai ka thënë se “qasja ushtarake nuk do të jetë e mjaftueshme”, duke shtuar se do të duhen po ashtu “zgjidhje drastike politike”.

Militantët islamikë kanë marrë javën e kaluar kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosul, dhe të Tikritit, po ashtu qytet i rëndësishëm.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka njoftuar me 16 qershor se rreth 275 ushtarë amerikanë do të jenë në dispozicion për të mbrojtur ambasadën amerikane në Bagdad.
XS
SM
MD
LG