Ndërlidhjet

Biden u kërkon unitet liderëve irakianë


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka biseduar me zyrtarë të lartë irakianë, nga të cilët ka kërkuar unitet kundër kryengritësve të udhëhequr nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levant.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden ka biseduar me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, kryetarin e Kuvendit, Osama al-Nujaifi, dhe presidentin e rajonit kurd, Masoud Berzani.

Iraku ka kërkuar të mërkurën nga Shtetet e Bashkuara që të kryejnë sulme ajrore kundër militantëve islamikë, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të këtij vendi.

Autoritetet irakiane kanë thënë se kërkesa është bërë në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG