Ndërlidhjet

Biden paralajmëron kosto të reja për Rusinë


Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja do të punojë me aleatët për të vendosur kosto të reja për Rusinë, nëse Moska nuk përdor ndikimin e saj për të ndaluar dhunën separatiste në lindje të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden i ka bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

Biden ka thënë se Rusia ka dështuar të ndalojë dërgimin e armëve dhe militantëve përtej kufirit.

Ai po ashtu ka përgëzuar Poroshenkon për angazhimin e tij për të çuar përpara një plan të paqes.

Presidenti i ri i Ukrainës ka propozuar të mërkurën armëpushim të njëanshëm, për t’iu dhënë kohë separatistëve që të dorëzojnë armët.
XS
SM
MD
LG