Ndërlidhjet

HRW: Kurdët kanë bërë abuzime në Siri


HRW
HRW
Organizata Human Rights Watch thotë se kurdët në veri të Sirisë kanë kryer arrestime arbitrare dhe nuk kanë hetuar vrasjet dhe zhdukjet e kundërshtarëve politikë.

Tri enklavat kurde janë udhëhequr nga Partia e Bashkimit Demokratik prejse forcat siriane janë tërhequr nga zonat në vitin 2012.

HRW ka konstatuar se fëmijët janë rekrutuar në forcën policore dhe në krahun e armatosur të Partisë së Bashkimit Demokratik.

Pjesëtarët e opozitës kurde janë dënuar po ashtu në gjyqe të padrejta dhe të burgosurit janë ankuar për abuzim.

HRW po ashtu ka raportuar abzime serioze me të drejtat e njeriut nga ana e Qeverisë siriane dhe luftëtarëve të opozitës në Siri qysh në vitin 2011.

Organizata kanë thënë se disa nga këto akte llogariten si krime lufte apo krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG