Ndërlidhjet

Mbreti i ri i Spanjës bën betimin


Felipe dhe Juan Carlos - foto arkivi
Felipe dhe Juan Carlos - foto arkivi
Mbreti i ri i Spanjës, Felipe VI, është shpallur zyrtarisht monark, pasi babai itij, Juan Carlos, ka dhënë dorëheqje.

Felipe, 46 vjeç, është betuar se do ta respektojë kushtetutën gjatë një ceremonie në parlament.

Mbreti Juan Carlos ka nënshkruar dorëheqjen më 18 qershor.

Ai ka ndihmuar vendosjen e demokracisë në Spanjë, pas vdekjes së diktatorit Franco më 1975, por, së fundmi, reputacioni i tij është dëmtuar me skandale.

Imazhi i tij ka pësuar kur ka shkuar në një gjueti luksoze të elefantëve në Afrikë, në kohën kur Spanja ishte në pikun e recesionit. Vajza e tij, Cristina, është përballur po ashtu me akuza për mashtrim me taksa.
XS
SM
MD
LG