Ndërlidhjet

Maqedoni: U votua qeveria e re e kryeministrit Gruevski


Nikolla Greuvski duke e paraqitur programin e tij në seaccën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë
Nikolla Greuvski duke e paraqitur programin e tij në seaccën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë
Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar koalicion e ri qeverisës konservator të kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakoshme në muajin prill.

Për qeverinë e re kanë votuar 77 vetë, ndërsa 6 ishin kundër. Parlamenti i Maqedonisë i ka 123 deputetë.

Në këtë seancë nuk ishte e pranishme opozita maqedonase,e cila ka pretenduar se zgjedhjet e muajit prill ishin jokorrekte.

Në postet kryesore, përfshirë punët e brendshme, financat dhe punët e jashtme, janë ministrat e njejtë sikur edhe në qeverinë e mëparshme.

Partner shqiptar në qeveri është Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili do t’i ketë pesë ministra dhe dy zëvendëskryeministra.
XS
SM
MD
LG