Ndërlidhjet

Brazil: Zvicra kundër Francës, fituesi kualifikohet mëtutje


Pamje nga takimi Kolumbia - Bregu i Fildishtë
Pamje nga takimi Kolumbia - Bregu i Fildishtë
Në ndeshjen e sotme ndërmjet Zvicrës dhe Francës, që zhvillohet në qytetin Salvador (21:00) në kuadër të Grupit E të kampionaatit Botëror të Futbollit në Brazil, fituesi mund të shpresoj se përfundimisht do të kualifikohet për garat e mëtejshme.

Në ndeshjet e para, Zvicra fitoi kundër Ekuadorit me rezultat 2:1, ndërsa Franca e mundi Hondurasin me rezultat 3:0.

Në takimin tjetër të këtij grupi, luajnë Ekuadori dhe Hondurasi, që pësuan disfata në xhiron e parë.

Në kuadër të Grupit D, sot takophen Italia dhe Kosta-Rika. Meqë të dy seleksionet patën arritur fitore në xhiron e parë, mund të konstatohet se fitorja eventuale e njërës palë do të thotë kualifikim në garat e mëtejshme.

Në ndeshjet e djeshme u arritën këto rezultate: Uruguaji – Anglia 2:1 (Grupi D), Kolumbia – Bregu i Fildishtë 2:1 (Grupi C) dhe Japonia – Greqia 1:1 (Grupi C).
XS
SM
MD
LG