Ndërlidhjet

Uzbekistan: Tulla e artë 13 kilogramëshe – në kanalizim


Ilustrim
Ilustrim
Instaluesit në qytetin Koqon në Uzbekistan e kanë gjetur një tullë të artë 13 kilogramëshe gjatë punëve në sistemin e kanalizimit të këtij qyteti.

Një zyrtar i qytetit i tha mbrëmë Radios Evropa e Lirë se tulla mund të jetë prej viteve të para të 1900-tës.

Instaluesit, që e zbuluan tullën e artë, më 10 qershor, e dorëzuan atë te Departamenti i brendshëm lokal.

Ekspertët vlerësojnë se vlera historike e këtij ari është 800 mijë dollarë.

Sipaas legjislacionit në Uzbekistan, pasuritë e tilla që gjenden në këtë vend, konsiderohen pronë shtetërore, ndërsa gjetësit mund të pretendojnë 25% të vlerës së objektit.

Administrata në qytetin Koqon ka refuzuar të thotë se sa do të marrin të tre instaluesit nga qeveria për gjetjen e tullës së artë.
XS
SM
MD
LG