Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Izraelitët e kanë vrarë një palestinez


Pamje e mëhershme ku shihet një ushtar izraelit me armë para tre palestinezëve në Bregun Perëndimor
Pamje e mëhershme ku shihet një ushtar izraelit me armë para tre palestinezëve në Bregun Perëndimor
Një ushtar izraelit e ka qëlluar për vdekje një palestinez të ri në Bregun Perëndimor të okupuar, derisa ushtria ishte në kërkim për tre të rinjtë izraelitë, që janë zhdukur para tetë ditësh.

Palestinezi i ri, që është vrarë sot, ishte Mohammed Dudin, 15 vjeçar.

Izraeli tha se i ka arrestuar 25 vetë gjatë natës në gjithë Bregun Perëndimor.

Tash numri i të arrestuarve arriti në 330, përfshirë edhe 240 pjesëtarë të lëvizjes islamiste Hamas.

Izraeli e akuzon Hamasin se i ka rrëmbyer tre izraelitët.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, e ka akuzuar Izraelin se këtë çështje po e përdor si “pretekst” për ndëshkimin e palestinezëve, që paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.
XS
SM
MD
LG