Ndërlidhjet

Merkel, Hollande dhe Putin diskutuan për Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, mbrëmë kanë kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që t’i vazhdoj negociatat me Ukrianën për furnizimin me gaz.

Gjatë një bisede tripalëshe me telefon, Merkel – Hollande – Putin, zyrtarja e lartë gjermane dhe ai francez, e kanë “theksuar rëndësinë e sigurimit të shpejtë të përfundimit të luftës në pjesën lindore të Ukrainës, në mënyrë që të stabilizohet situata dhe të krijohen kushte për de-eskalim të vërtetë”, ka njoftuar presidenca e Francës.

Shërbimi për shtyp i Kremlinit tha se të tre liderët, poashtu, diskutuan për pasojat potenciale për sigurinë energjetike dhe ekonominë e Evropës, për shkak të dështimit të negociatave me Kievin për zgjidhjen e borxhit të Ukrainës për gaz ndaj Rusisë.

Kjo i ka shtuar shqetësimet se vendet e Bashkimit Evropian mund të ballafaqohen me vështirësi për furnizim me gaz nga Rusia.
XS
SM
MD
LG