Ndërlidhjet

Bullgari: 12 të vdekur nga vërshimet


Njerëzit përpiqen ta ndihmojnë në person të rrezikuar nga vërshimet në Bullgari
Njerëzit përpiqen ta ndihmojnë në person të rrezikuar nga vërshimet në Bullgari
Së paku 12 vetë kanë humbur jetën nga vërshimet në pjesën verilindore të Bullgarisë.

Zyrtarët thonë se janë gjetur trupat e pajetë të 10 personave, përfshirë dy fëmijë, që kanë humbur jetën në qytetin Varna, në Detin e Zi.

Nuk është e qartë se cili është numri eventual i personave të zhdukur.

Autoritetet thonë se situata ishte kritike në së paku tri qytete të tjera në këtë rajon.

Më 23 qershor mbahet ditë zie për viktimat e vërshimeve dhe të reshurave të mëdha në Bullgari.
XS
SM
MD
LG