Ndërlidhjet

Përfundon edhe një rreth bisedimesh për Iranin


Para selisë së Kombeve të Bashkuara në Vjenë
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë përfunduar rrethin e pestë të bisedimeve bërthamore në Vjenë me shenja të përparimit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Michael Mann, ka thënë se palët do të takohen sërish në Vjenë më 2 korrik dhe se kanë nisur procesin e hartimit të marrëveshjes finale për t’i dhënë fund krizës mbi programin bërthamor të Iranit.

Megjithatë, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se palët kanë ende punë për të gjetur gjuhë të përbashkët mbi çështjet kryesore.

Ato po bëjnë përpjekje të arrijnë marrëveshjen e plotë deri më 20 korrik.
XS
SM
MD
LG