Ndërlidhjet

Trafikimi me njerëz, Rusia në listë të zezë


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia ka dështuar të bëjë “përpjekje të rëndësishme” për të luftuar trafikimin me njerëz dhe e kanë lënë atë në listën e zezë, çfarë do të thotë se mbetet hapur mundësia për sanksione amerikane.

Për të dytin vit me radhë, Shtetet e Bashkuara i japin Rusisë vlerësimin më të ulët në raportin e tyre vjetor për trafikimin me njerëz.

Në grupin e tretë, së bashku me Rusinë, bëjnë pjesë edhe Irani dhe Uzbekistani.

Kosova, së bashku me Shqipërinë, bëjnë pjesë në grupin e dytë, ku klasifikohen vendet, qeveritë e të cilave nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale për luftimin e këtij trafikimi, por që bëjnë përpjekje të mëdha drejt përmbushjes së tyre.
XS
SM
MD
LG