Ndërlidhjet

Putin mbështet aksionet e Qeverisë irakiane


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Ruisë, Vladimir Putin, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, të cilit i ka shprehur mbështetjen e Moskës për veprimet e tij kundër ofensivës së militantëve islamikë.

Kremlini ka thënë se Maliki e ka informuar Putinin për hapat e qeverisë së tij “për të luftuar grupet terroriste në veri të vendit”.

Putin, në anën tjetër, ka konfirmuar “mbështetjen e plotë të Rusisë për aksionet e Qeverisë irakiane që të lirojë territoret e republikës nga terroristët”.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, grup i lidhur me Al Kaidën, ka marrë kontrollin e disa qyteteve kryesore në Irak, përfshirë Mosulin dhe Tikritin, dhe thuhet se është duke avancuar drejt Bagdadit.
XS
SM
MD
LG