Ndërlidhjet

Akuza për manipulim të zgjedhjeve në Afganistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Përkrahësit e kandidatit presidencial afgan, Abdullah Abdullahu, kanë protestuar kundër dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve.

Disa aktivistë kanë marshuar nëpër rrugët e Kabulit duke thirrur slogane kundër Komisionit të Pavarur Zgjedhor.

Protestat janë raportuar si të qeta.
Abdullah, ish ministër i jashtëm, i ka akuzuar zyrtarët zgjedhor se po bëjnë përpjekje që të ndikojnë në rezultat të rundit të dytë zgjedhor të mbajtur më 4 qershor, në të cilën ai garonte kundër ish ministrit të financave, Ashraf Ghani.

Abdullahu i ka kërkuar OKB-së që të mbikqyrë numërimin e votave.

Dyshimet për manipulim të zgjedhjeve kanë nxitur krizë politike para se të nis tërheqja e ushtarëve të NATO-s e cila do të ndodh në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG