Ndërlidhjet

Navalny përballet me akuza të reja


Aktivisti opozitar rus, Aleksei Navalny së bashku me të vëllain, Oleg Navalny (ARKIV)
Kritiku i Kremlinit dhe autori i shkrimeve kundër korrupcionit në Rusi, Aleksei Navalny, po përballet me akuza të reja penale.

Zyrtarë të sundimit të ligjit e kanë bastisur apartamentin e tij gjatë ditës së djeshme, me dyshimin për lidhje me një rast vjedhjeje.

Disa orë më vonë, Komiteti Hetues i Rusisë ka njoftuar se kanë gjetur një fotografi që dyshohet se ishte vjedhur prej rrugëve të Vladimirit, rreth 170 km në verilindje të Moskës.

Agjencia e lajmeve pro Kremlinit, “LifeNews” ka raportuar se vizatimi është “vjedhur” nga Georgy Alburov, një prej aleatëve të Navalnit.

Avokati i Navalnit, Vadim Kobzev, ka thënë se Alburos është bërë cak i sulmeve sepse e ka publikuar një artikull hulumtues për shtëpitë luksoze të ligjvënësve pro Kremlinit.

Kobzev, gjithashtu ka thënë se Navalny e ka marr pikturën si dhuratë për ditëlindje dhe ka thënë se bastisja e apartamentit të tij është një përpjekje e re që “ti bëhet presion”.

Ky ëstë një rastet e shumta me të cilat përballet aktivisti opozitar, Navalny i cili tashmë është duke e kryer një dënim të pezulluar pesë vjeçar për një rast tjetër me të cilin ai është dënuar në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG