Ndërlidhjet

Trupat ruse të gatshme për luftë


Fotografi arkivi e presidentit rus, Vladimir Putin
Fotografi arkivi e presidentit rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar forcat në pjesën qëndrore të Rusisë që të jenë në gjendje të plotë gatishmërie për luftë, duke iu testuar kështu aftësitë luftarake trupave ruse gjatë një testi të pa paralajmëruar.

Ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se kjo gjendje gatishmërie në qarkun qëndror të ushtrisë do të mbes në fuqi deri më 28 qershor.

Shefi i stafit të Gjeneralit rus, Valery Gerasimov, ka thënë se ushtrimi një javor do të përfshirë rreth 65 mijë trupa, duke përfshirë edhe ato të forcës ajrore.

Ai ka shtuar se rreth 180 aeroplanë, 60 helikopterë dhe rreth 5500 pajisje ushtarake janë gjithashtu të përfshira në këtë ushtrim.

Ky ushtrim po mbahet pasi NATO njoftoj se Rusia ka vazhduar rritjen e pranisë në kufirin me Ukrainën, zona ku separatistët pro rus po luftojnë kundër forcave qeveritare ukrainase që dy muaj.
XS
SM
MD
LG