Ndërlidhjet

Ndeshjet e sotme të Kupës Botërore


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Irani do të përballet me Argjentinën sontë në ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të Kupës Botërore në futboll që po mbahet në Brazil.

Trajneri i Iranit, Carlos Querioz, ka thënë se për lojtarët e ekipit të Iranit me rëndësi është që të luajn të koncentruar dhe me diciplinë dhe të mos e lejojnë Lionel Messin që të operojë i lirë.

Në ndeshjet e tjera, Bosnia dhe Hercegovina është në kërkim të fitores së parë në një Kupë Botërore gjatë përballjes me Nigerinë.

Në grupin F, Gjermania do të përballetme Ganën.

Ka mundësi që gjatë kësaj ndeshje, sulmuesi i Ganës, Kevin Prinze Boateng të luaj kundër gjysëm vëllaut të tij, Jerome i cili luan për kombëtaren e Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG