Ndërlidhjet

Lajmet e fundit nga Kupa Botërore në Brazil


Lojtari argjentinas, Lionel Messi lufton për top me lojtarët iranian, Mehrdad Pouladi dhe Ehsan Hajsafi
Rusia sonte do të përballet me udhëheqësin e grupit H, Belgjikën, në ndeshjen që do të zhvillohet në Rio De Zhaniero, me fillim nga ora 18:00, sipas kohës tonë.

Në grupin e njejtë, Koreja Jugore do të përballet me Algjerinë, me fillim nga ora 21:00, gjithmonë sipas kohës tonë.

Ndeshjet e grupit G, përfshijnë përballjen në mes të SHBA-ve dhe Portugalisë, ndeshje kjo që fillon në mesnatë.

Në të njejtin grup, mbrëmë, Miroslav Klose ka shënuar një gol të rëndësishëm për Gjermaninë duke e barazuar rezultatin 2:2 në përballje me Ganën.

Gjermania tani e udhëheqë grupin me katër pikë, në pozitën e tretë janë SHBA-të me tre pikë, Gana ka një pikë dhe Portugalia në fund që nuk ka asnjë pikë.

Ndërkohë ëndrra e Bosnjes dhe Hercegovinës për sukses në Kupën e Botës është shuar mbrëmë kur ekipi nga Ballkani humbi nga Nigeria me rezultat 1:0.

Në grupin F, Argjentina u kualifikua duke e mundur Iranin me rezultat 1:0, gol ky që u shënua nga Lionel Messi.
XS
SM
MD
LG