Ndërlidhjet

TV kinez e jep dëshminë e një sulmuesi në Xinjiang


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Televizioni shtetëror kinez e ka transmetuar dëshminë e personit të vetëm të mbijetuar që dyshohet se mori pjesë në një sulm në Kinën perëndimore.

Personi në fjalë shihet duke e pranuar krimin ndërsa pretendon se është ndikuar që të nxis xhihadin nga pjesëtarë të grupit.

Televizioni qëndror kinez e ka identifikuar personin si Muer Zhati.

Raporti televiziv thoshte që i njejti i cili fliste në gjuhën e popullatës Ujgure, është njëri nga tre sulmuesit që më 15 qershor ka hyrë në një objekt në qytetin Hotan ku duke përdorur thika dhe sopata kanë masakruar njerëzit që luanin, ‘mahzhong’, një lojë e vjetër kineze.

Personat që ishin brenda iu kthyen sulmin tre personave, duke i ndjekur ata deri jashtë objektit ku më pas nuk i kanë lejuar që të ikin.

Sidoqoftë, dy nga tre sulmuesit u vranë ndërsa ende nuk dihet nëse turma e njerëzve i vrau ata apo policia.

Zhati, sulmuesi i tretë ka deklaruar se ai është mashtruar nga udhëheqësi i bandës që ishte njëri nga sulmuesit.

Muer Zhati ka thënë se lideri i bandës i ka thënë atij se nëse merr pjesë në luftën e shenjtë atëherë do të shkojë direkt në parajsë.
XS
SM
MD
LG