Ndërlidhjet

Haradinaj bën thirrje për qetësi


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj (ARKIV)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj (ARKIV)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se dhuna e sotme gjatë protestës në Mitrovicë, “nuk ishin pamje e mirë për vendin”.

Sipas komunikatës së AAK-së, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, vlerëson se zgjidhja e problemit të Mitrovicës mund të “bëhet vetëm përmes rrugës institucionale dhe jo në forma të tlla, të cilat i pamë sot”.

Kryetari i AAK-së i ka ftuar qytetarët për “vetëpërmbajtje, qetësi dhe besim në zgjidhjen institucionale të problemit të Mitrovicës”, thuhet në fund të komunikatës.
XS
SM
MD
LG