Ndërlidhjet

Trembëdhjetë policë të lënduar


Mitrovicë, 22 qershor 2014
Trembëdhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar gjatë protestës së sotme në Mitrovicë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë nga komanda në jugore e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se raporti i policisë nuk është ende përfundimtar.

"Po ashtu, si pasojë e përdorimit të mjeteve ndezëse nga protestuesit katër vetura janë djegur, dy të policisë së Kosovës, një e EULEX-it dhe një e UNMIK-ut", ka thënë Zahiti.

Deri më tani, Zahiti ka thënë se janë arrestuar të paktën 5 persona.

Aktualisht, nuk dihet edhe numri i protestuesve të lënduar gjatë protestës së sotme, e cila eskaloi në përplasje mes masës dhe policisë.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët kishin dalë në jug të qytetit të Mitrovicës për të kundërshtuar rivendosjen e barrikadës në urën qendrore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve komunale të Mitrovicës së Veriut, në praninë e zyrtarëve të qeverisë së Serbisë.
XS
SM
MD
LG