Ndërlidhjet

Jep dorëheqje shefi i KQZ-së së Afganistanit


Qendër e numërimit të votave në Kabul, 16 qershor 2014
Qendër e numërimit të votave në Kabul, 16 qershor 2014
Shefi i Komisionit Zgjedhor të Afganistanit ka dhënë dorëheqje pas akuzave se ai ka ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në të mirë të njërit prej kandidatëve.

Zia ul Haq Amarkhail, ka thënë se ai po jep dorëheqje “për hir të interesit kombëtar”, dhe ka shtuar se “nuk po jap dorëheqje si pasojë e presionit prej ndokujt”.

Kandidati që ishte favorit i rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 14 qershorit në Afganistan, Abdullah Abdullahu, e ka akuzuar Amarkhailin për mbushje kutish në të mirë të rivalit të Abdullahut, Ashraf Ghani.

Më 22 qershor, fushata e Abdullahut ka publikuar audio regjistrime në të cilat thuhet se Amarkhail e zyrtarë të tjerë zgjedhor dëgjohen duke biseduar me një pjesëtar të ekipit zgjedhor të Ghanit për mbushjen e kutive të votimit.

Amarkhail i ka thënë “The Wall Street Journal” se atij nuk i kujtohet një bisedë e tij.

Abdullah ka thënë se ai nuk do ta njeh çfarëdo rezultati të dhënë nga komisioni zgjedhor, ndërsa i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të mbikqyrin numërimin e votave.
XS
SM
MD
LG