Ndërlidhjet

Shpërthimi vret së paku 7 persona në Nigeri


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një shpërthim që ka ndodhur në një kolegj shtetëror në qytetin verior të Nigerisë, Kano ka vrarë së paku shtatë persona, raporton Reuters.

Nuk është e qartë ende nëse militantët islamik janë përgjegjës për sulmin.

Sulmet me bomba dhe forma të tjera nga kryengritësit e armatosur tani ndodhin gati çdo ditë në veriun e Nigerisë, ku grupi i militantëve, Boko Haram, është duke bërë përpjekje për krijimin e një shteti islamik.

Grupi e ka tërhequr vëmendjen botërore në muajin prill, kur kidnapojë më shumë se 200 vajza nga një shkollë rurale në verilindje të Nigerisë, duke shokuar njerëzit në të gjithë botën.

Amnesty International vlerëson se më shumë se 1500 persona janë vrarë në verilindje të Nigerisë gjatë tre muajve të parë të këtij viti.
XS
SM
MD
LG