Ndërlidhjet

Kompozitori udhëheqë jurinë e festivalit të Venedikut


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Për herë të parë, një kompozitor do ta udhëheqë jurinë ndërkombëtare të Festivalit të Filmit në Venedik.

Organizatorët kanë njoftuar sot se presidenti i jurisë për këtë vit do të jetë kompozitori francez, Alexandre Desplat, gjashtë herë i nominuar për Oskar dhe fitues i çmimit, “Golden Globes”.

Portofolio e tij përfshinë edhe angazhimin në filmat “Godzilla”, “The Kings Speech”, “Argo” dhe “Philomena”.

Desplat e ka filluar karrierën e tij në kinemanë franceze, ndërsa angazhimin në Hollywood e ka nisur në vitin 2003 pas komponimit të muzikës për filmin, “Girl with e Pearl Earring”.

Edicioni i 71-të i festivalit të filmit në Venedik, që shpesh paraqet filma artistik jo konvencional, fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator.

Juria e përbërë prej nëntë personave në fund e jep “Luanin e Artë” për filmin më të mirë dhe shtatë çmime të tjera.
XS
SM
MD
LG