Ndërlidhjet

Putin tërheq autorizimin për ndërhyrjen e ushtrisë në Ukrainë


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga Këshilli i Federatës që të tërheqë autorizimin që ka dhënë për forcat ushtarake për të ndërhyrë në Ukrainë.

Agjencia Interfax citon një senator të lartë rus të ketë thënë se rezoluta do të tërhiqet më 25 qershor.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se kërkesa është bërë me qëllim të normalizimit të atmosferës dhe zgjidhjes së situatës në rajonet lindore të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se kërkesa e Pitinit është hapi i parë praktik i Rusisë drejt zgjidhjes së krizës.

XS
SM
MD
LG