Ndërlidhjet

Protestë kundër fjalimit të Aliyevit në KE


lham Aliyev
lham Aliyev

Fjalimi i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg ka hasur në protesta.

Aktivistë azerbajxhanas që jetojnë në Evropë kanë shkuar në seancën parlamentare të veshur me bluza që mbanin fotografitë e të burgosurve politikë në Azerbajxhan dhe me gojën e mbyllur me shirita të zinj.

Ata kanë protestuar kundër deklaratës së Aliyevit në seancë se “të gjitha liritë themelore në Azerbajxhan respektohen”.

Disa aktivistë të Reporterëve pa Kufij kanë mbajtur po ashtu protestë të ngjashme para selisë së Këshillit të Evropës.

XS
SM
MD
LG