Ndërlidhjet

Shpërthime bombash në metronë e Kajros


Kajro - foto arkivi
Kajro - foto arkivi

Raportet nga Kajro thonë se disa bomba kanë shpërthyer në sistemin e metrosë së qytetit, mëngjesin e sotëm.

Agjencia AFP citon policinë të ketë thënë se bomba të “intensitetit të ulët” kanë shpërthyer brenda disa minutash në tre stacione të metrosë, duke plagosur së paku dy njerëz.

Egjipti ka parë rritje të sulmeve që kanë në shënjestër kryesisht forcat e sigurisë prejse ushtria ka përmbysur presidentin islamik të vendit, Muhammad Morsi, në korrik të vitit 2013.

Qeveria, e mbështetir nga urshtria, ka fajësuar për sulmet Vëllazërinë Myslimane, partinë e Morsit, dhe e ka listuar atë si organizatë terrroriste.

Grupi vazhdimisht ka hedhur pishtë lidhjet e tij me dhunën.

XS
SM
MD
LG