Ndërlidhjet

Iran: Tre ushtarë të vrarë afër kufirit me Irakun


Pjesëtarë të rojeve kufitare të Iranit
Pjesëtarë të rojeve kufitare të Iranit

Raportohet se persona të armatosur dhe të paidentifikuar i kanë vrarë tre pjesëtarë të forcave të sigurisë së Iranit, në provincën perëndimore të Kermanshahut.

Mediat e Iranit kanë raportuar se ata ishin vrarë gjatë natës derisa patrullonin afër fshatit Taze-Abad, që është 50 kilometra larg kufirit me Irakun.

Një zyrtar lokal i sigurisë ka thënë se një “grup terrorist” i paspecifikuar da dorë në këtë sulm.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Këto sulme u bënë në kohën kur autoritetet shiite iraniane e kanë shtuar sigurisnë përgjatë kufirit të vet me Irakut, për shkak të kryengritjes së militantëve sunitë në këtë vend.

XS
SM
MD
LG