Ndërlidhjet

Merkel: Nuk është tragjike nëse votimi për Junckerin nuk është unik


Angela Merkel
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përsëritur mbështetjen e vendit të saj që Jean-Claude Juncker, të bëhet president i ardhshëm i Komisionit Evropian, megjithë kundërshtimin e fuqishëm të Britanisë.

Zonja Merkel tha sot se Gjermania e mbështet zotin Juncker dhe se nuk do të “ishte tragjedi” nëse ai zgjedhet me më pak unanimitet.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka shprehur kundërshtim ndaj kandidaturës së zotit Juncker, duke thënë se ai ishte shumë “federalist” për t’i udhëhequr reformat e thella në BE.

Vendimi final për presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian do të merret në Parlamentin Evropian në mes të muajit korrik.

XS
SM
MD
LG